Skip to main content

TIRANA GRAND PRIX

Një event ku makinat klasike, zhurma e motorëve dhe adrenalina e pistës krijojnë një atmosferë unike festive, duke e kthyer pasionin për automobilizmin në një përvojë të hapur për të gjithë. Që nga viti 2023, Tirana Grand Prix ka sjellë në rrugët e Tiranës makina ikonike, gara emocionuese dhe një komunitet të bashkuar nga eleganca dhe trashëgimia automobilistike.

MË SHUMË SE NJË GARË

Një Kulturë në Rritje

I themeluar në vitin 2023 me edicionin e parë dhe i zhvilluar më tej në vitin 2025 me edicionin e dytë, Tirana Grand Prix është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të automobilizmit klasik në Shqipëri. TGP nuk është thjesht një garë, por një platformë që ndërthur konkurrimin sportiv, ekspozimin e automjeteve historike dhe promovimin e kulturës automobilistike.

Eventi zhvillohet në zemër të Tiranës, duke e kthyer hapësirën urbane në një skenë ku historia e makinave klasike takohet me energjinë e publikut dhe profesionalizmin e organizimit. Tirana Grand Prix bashkon koleksionistë, klube automobilistike, institucione dhe entuziastë të mjeteve historike nga Shqipëria dhe rajoni.

TIRANA GRAND PRIX

Warm UP

Në edicionin e tretë, Tirana Grand Prix 2026, prezantohet për herë të parë me garën Warm Up , një event kualifikues për finalen e madhe që do të zhvillohet në Tetor 2026. Warm Up u jep mundësi automjeteve historike RETRO nga Shqipëria dhe vendet e rajonit të konkurrojnë në një garë rregullsie dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në finalen zyrtare të Tirana Grand Prix.

Tirana Grand Prix Warm Up do të zhvillohet më 6 qershor 2026, pranë Sheshit Nënë Tereza në Tiranë. Aktiviteti organizohet nga Old Cars Club, me mbështetjen e DPSHTRR. Gara do të zhvillohet në një cirkuit rrethor tërësisht të mbyllur, i pajisur me masa të dedikuara sigurie, kontroll teknik paraprak dhe prani të shërbimeve emergjente.

Gara zhvillohet në formatin e rregullsisë (jo shpejtësisë), ku fiton ekuipazhi me devijimin më të vogël nga koha e përcaktuar. 

Kategoritë e autoveturave pjesëmarrëse

  • RETRO Classic: deri në vitin 1970
  • RETRO Modern Classic:1971–1995

 

Gara e rregullsisë është një disiplinë motorsporti ku qëllimi nuk është shpejtësia maksimale, por respektimi sa më i saktë i kohës së synuar (target) në çdo xhiro.
Fitues shpallet ekuipazhi me devijimin total më të vogël nga kjo kohë.

Për të marrë pjesë në garë, automjeti duhet të jetë në gjendje të përshtatshme teknike dhe të plotësojë kërkesat e dokumentacionit dhe sigurisë të përcaktuara në rregullore.

Këshilla kryesore:

  • Ndiqni me kujdes kohën e synuar (target)
  • Mbani komunikim të vazhdueshëm pilot-bashkëpilot
  • Mos tentoni të “rikuperoni” kohën me shpejtësi; saktësia është çelësi

Gabimet janë pjesë e garës. Për të minimizuar penalitetet:

  • Ruani qetësinë dhe rikthehuni në ritmin e duhur
  • Mos ndryshoni strategjinë në mënyrë drastike
  • Bashkëpiloti duhet të rillogarisë menjëherë kohën
  • Qëndrueshmëria dhe koordinimi janë më të rëndësishme se reagimi impulsiv.

Bashkë-piloti është vendimtar në ruajtjen e ritmit dhe saktësisë gjatë garës.

Në momentin e startit zyrtar të dhënë nga drejtori i garës.

Bashkëpiloti duhet të krahasojë vazhdimisht kohën reale me kohën e synuar (target) gjatë çdo xhiroje, duke informuar pilotin për të bërë korrigjime të vogla dhe të menjëhershme, në mënyrë që të ruhet ritmi i kërkuar.

Me udhëzime të shkurtra dhe të qarta, p.sh.: 
+2 sekonda (vonë) 
−1 sekondë (herët)

Kjo ndihmon pilotin të bëjë rregullime minimale në shpejtësi.

Koha regjistrohet dhe krahasohet me kohën e synuar (target):

  • Verifikon diferencën
  • Rinis matjen për xhiron tjetër