Skip to main content

Historia e Automotorizimit Shqiptar

Fillimi i shekullit XX karakterizohej nga rrugë karvanesh të cilat lidhnin qendrat më të rëndësishme të vendit me bregdetin dhe vëndet fqinje për shkembime tregtare. Rrugët që kalonin nëpër luginat e Shkumbinit, Vjosës , Drinit, Devollit dhe gjatë bregdetit. Në këtë periudhë ekzistonin gjurmë të rrugës Egnatia e cila niste me dy degë, nga Dyrrahu dhe Apolonia, shkonte nëpër Klodiana (Peqin), Skampini (Elbasan), Lyhnidi (Ohri), Heraklea (Manastiri), Edesa , Pella dhe Tesaloniku. Gjatësia e kësaj rruge ka qenë 395 km. Kjo rrugë u zgjat deri në…
Makina e parë në Shqipëri mendohet se daton në vitin 1913, pronari i së cilës ka qenë shqiptari nga Çamëria F.Sulioti. Automjeti ka qenë i markës italiane Fiat.
Rrjeti Rrugor në vitin 1918.

Zhvillimi i rrjetit rrugor nga viti 1912 - 1920, u kararkterizua nga një rënie e dukshme. Nuk ekzistojnë të dhëna të saktä për këtë periudhë.

Burim informacioni: Instituti i Transportit

 
Këshilli i Lartë i Shtetit Shqiptar më 10 Prill 1924 miraton Dekret Ligjin "Mbi shërbimin e Automobilave dhe të çdo qerreje me fuqi motori". Sipas këtij ligji "Qerre me fuqi motori quheshin automobilat, motoçikletat, traktorët dhe çdo qerre tjetër me motor që punon në rrugë e sheshe publike dhe nuk ka lidhje me vijat e udhës së hekurt (hekurudha)". Një shtetas për të drejtuar një mjet duhet të ishte i pajisur me Leje Veprimi (Leje Qarkullimi) dhe Leje Shoferi (Leje drejtimi). Mosha e marrjes së lejes ishte 20 vjeç.
Në vitin 1926 numri i qerreve me motor në Shqipëri sipas Prefekturave ishte: Shkodër - 47; Tiranë - 85; Durrës - 70; Elbasan - 25; Berat - 33; Vlorë - 21; Korçë - 119; Gjirokastër - 83. Në total 483 qerre me motor.
Në vitin 1926, numri më i madh i qerreve me motor ndodhej në Korçë (gjithsej 119), ku ishte e zhvilluar "Shoqata e Automibilistëve", e cila organizonte gara me makina.
Në 14 Mars 1927, në Korçë, u organizua gara e parë automobilistike. Gara është organizuar nga "Shoqata e Automobilistëve" në Korçë.
Foto nga botimi i DPSHTRR-së "80 Vjet Shërbimi i Transportit Rrugor", botimi i viti 2004.
Formati i Statutit të Shoqërisë Profesionale të Korçës e të Qarkut "PËRPARIMI" prodhuar - 1928
Në vitin 1928, u krijua shoqëria automobilistike “Tirana", gara e parë me motoçikleta u zhvillua më 28 nëntor 1932, me rastin e 26-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Tiranë-Durrës e kthim. Garën u fitua nga italiani Massarini, me një shpejtësi 57 km/orë, pas tij Andrea Shkreli.

Burim informacioni: http://www.panorama.com.al
25 Janar 1929 -Themelimi i Shoqatës Profesionale së Shoferëve “Përparimi” në Qarkun e Korçës.
Leje shoferi (lejedrejtimi), është një ndër dokumentet më të vjetër qe kemi të ruajtur deri më sot, lëshuar më 7 Qershor 1929. Patenta i është lëshuar personit H.B lindur në Durrës.
24 Shtator 1929 zhvillohet gara e parë automobilistike në qytetin e Vlorës.
Vijnë në Shqipëri mjetet e para për transport mallrash dhe udhëtarësh si dhe u ngrit një bazë e vogël riparuese dhe disa shërbime teknike të cilat u zgjeruan në periudhën e pushtimit në vitet 1939-1944.
Në vitin 1931, u mbajt gara e dytë e automobilizmit, në të njëjtën pistë ku ende rravgonin gjurmët e gomave dhe përshtypjet e së parës. Kjo garë pati pjesëmarrje më të lartë, më shumë tifozë, ethe e konkurrencë edhe më të forta se e para. Emri i përveçëm i garës spikati menjëherë, ai ishte Vlash Rama, një durrsak me Renault, gjyshi i kryeministrit Edi Rama, i cili hyri i pari në finish. Me 21 minuta e 08 sekonda, siç thotë kronika e kohës, ai rrëmbeu trofeun “Vlora”.
Ky dokument hedh dritë mbi ekzistencën e mundshme të Klubit zyrtar Turistik dhe Automobilistik Shqipëtar. Mendohet se Simboli i Klubit është krijuar rreth viteve të monarkisë shqipëtare 1928 - 1939. Duhet theksuar që dhe pse Shqipëria është përmendur në regjistrat e KNAC-së e vitit 1932, nuk ka referenca mbi ekzistencen e një klubi automobilistik Shqipëtar.
Në dhjetorin e vitit 1935, qeveria shqiptare depozitoi në Parlament një projektligj që parashikonte masa për kufizimin e importit të disa mallrave, ndër të cilat dhe automjetet. Ndalimi i importit të kësaj kategorie argumentohej me faktin se “Numri i veturave sot në Shqipni është i mjaftueshëm për t’i bërë ballë nevojave të vendit dhe mund të quhet i tepruar kundrejt gjendjes ekonomike të sotme”. Miratimi i vendimit në Parlament u bë më 3 shkurt të vitit 1936.
Rrjeti Rrugor në vitin 1939.

Pas vitit 1920 filloi ndërtimi i rrugëve Peqin - Elbasan, Elbasan-Lixhë-Gostimë, Librazhd - Peshkopi dhe u bënë përmirësime në disa rrugë të tjera ekzistuese. Deri në vitin 1939 u ndërtuan edhe disa rrugë të tjera automobilistike, si Tiranë - Ndroq - Plazh, Shkodër-Vau i Dejës-Pukë-Kukës , Krujë- Qafështamë-Burrel, Tiranë-Krrabë-Elbasan. Çlirimi e gjeti vëndin tonë me një rrjet rrugor prej rreth 2200 km, të dëmtuara nga lufta dhe me ura të shkatërruara.

Burim informacioni: Instituti i…
Gjatë pushtimit italian, në vitet 1939-1944, në Shqipëri qarkullonin mjete me targa shqiptare, të ngjashme me formatin e përdorur në Itali, me shkrim të bardhë në një sfond të zi. Në rreshtin e parë vendosej emri i qendrës së regjistrimit (qyteti) dhe në të dytin ishte numri, shoqëruar dhe nga shenja dalluese e regjimit fashist. Targa në foto ka dhe mbishkrimin "Shërbim Publik" mbi emrin e qytetit që vendosej si shtesë në disa prej tyre.

Burim informacioni: http://www.targheitaliane.it
Më 1940, Fiat krijoi Kompaninë S.A.T.A. (Shoqëria Shqiptare e Transportit Automobilistik), e cila gjatë viteve '40 mundësoi shërbimin e transportit urban në qytetet e Tiranës dhe Durrësit. Modelet e autobuzave ishin: Fiat 626 / RN dhe 626 RNL.
Burim informacioni:http: //asa.archiviostudiadriatici.it. Fotografia e marrë nga arkiva e istituti kinematografik, Luce: https://www.archivioluce.com/
Formati i Lejes së Qarkullimit për Biçikletë e vitit 1942.
U krijua shoqëria "Bashkimi i Transportit Automobilistik të Kamionëve". Inventari i mjeteve përbëhej nga rreth 300 njësi të tipeve dhe tonazheve të ndryshme. Me këto automjete fillimisht u krijua Parku i Durrësit ku u grumbulluan të gjitha automjetet dhe më vonë me një pjesë të këtyre mjeteve u krijua Parku i Tiranës, Korçës, Skodrës, Elbasanit, Vlorës etj.
Në vitin 1946 bëhet shtetëzimi i mjeteve të transportit, që kishin individët dhe shoqëritë shqiptare dhe bashkë me automjetet e shoqërive të huaja të rekuizuara që në fillim, u ngritën qëndra transporti (parqe) fillimisht në Durrës, më pas në Tiranë, Korçë, Shkodër e më vonë Elbasan, Vlorë, Sarandë. Mjetet që kishin këto qëndra ishin të tipeve, Shevrolet, Fiat 364, Mag etj.
Gara e parë për femra me motoçikleta konsiderohet të jetë zhvilluar më 10 korrik 1950. Itinerari që do të ndiqnin garuesit ishte nga “Shtëpia e fëmijve” deri në Selinë e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Në këtë garë merrnin pjesë 5 vajza me të njëjtin itinerar, por me 5 xhiro d.m.th 12.5 km. Në përfundim të garës u arritën këto rezultate: e para u klasifikua Myzejen Zepishta, me një kohë prej 11.40″; e dyta Leonora Koraqi, me 12.15″ dhe e treta Parasqevi Kroqi, me 12.58′”. (Marrë nga gazeta “Sport” 15 korrik 1950).

Burim informacioni: http://www.panorama.com.al/sport/garat-me-motore…
Mbërritën në Shqipëri 10 automjete model ZIS 110 B për udhëheqësit kryesorë të partisë.