Skip to main content

Udhëtimi Jashtë Shqipërisë

Mjetet me statusin Retro mund të lëvizin lirshëm jashtë kufirit të Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrje në evente të ndryshme apo lëvizje të tjera. Në këtë rast mjeti duhet të pajiset me leje qarkullimi ndërkombëtare dhe siguracion ndërkombëtar.

Për të tërhequr Leje të qarkullimit ndërkombëtare, zotëruesi i mjetit paraqitet me këto dokumente në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin:

  • Dokument identifikimi
  • Certifikata e Njohjes
  • Libri i udhëtimit (Autorizimi për 90 ditë)

Tarifa e shërbimit: 500 Lekë.

*Kujdes! Mjeti duhet të pajiset patjetër me siguracion ndërkombëtar para se të udhëtojë jashtë Republikës së Shqipërisë.