“AUTOMJETI QË DËSHIRONI TË IMPORTONI NUK ËSHTË PJESË E LISTËS SË MJETEVE HISTORIKE”
Lista e mjeteve historike përditësohet rregullisht (çdo gjashtë muaj). Nëse mjeti që dëshironi të importoni në Shqipëri nuk figuron në Listën Zyrtare të Mjeteve Historike (publikuar në këtë faqe), mund të paraqisni një kërkesë për ta shtuar atë, duke plotësuar formularin më poshtë. Specialistët e sektorit Retro do të shqyrtojnë kërkesën tuaj dhe do t'ju përgjigjen me email.
Grupi i ekspertëve, që harton këtë listë, vlerëson çdo kërkesë rast pas rasti, duke u bazuar në informacionet specifike për modelin dhe dokumentacionet që lidhen me historikun e mjetit.