Skip to main content

Automotive Fair Albania 2023 vjen më gjithëpërfshirës në edicionin e dytë!

Automotive Fair Albania 2023 vjen në edicionin e tij të dytë në datat 26-29 tetor në Pallatin e Kongreseve. I ftuar në studion e Radio Travel, në emisionin Weekend Lovers , z.Blendi Gonxhja, Drejtor i DPSHTR, u shpreh ndër të tjera se: “Ky panair do të sjellë dimensione të tjera të pasionit për automotorizimin, teknologjinë dhe modernitetin, për mjetet me vlera historike dhe tema të ndjeshme si siguria rrugore dhe mjedisi.Një vëmendje të veçantë do të kenë dhe mjetet elektrike, zhvillimi i qëndrueshëm, dixhitalizimi i bizneseve, Siguria Rrugore dhe ndërgjegjësimi”. Panairi i cili do të animohet nga aktivitete motorsporti, car meeting, ekspozim i mjeteve Retro me muzikë dhe argëtim do të shërbejë gjithashtu si katalizator për të ofruar mundësi praktike profesionale dhe punësim për të rinjtë, si dhe përafrimin e nevojave të tregut të punës me kurrikulat arsimore. Për më tepër detaje ndiqni të plotë intervistën , në kanalin e YouTube të Premium Channel.