Modeli: Buick Special
Prodhuesi: Buick (General Motors)
Viti i prodhimit: 1957
Zotëruesi: Dhurata Nixha
Vendndodhja: Tiranë
Përshkrim:
Buick Special debutonte në tregun e automjeteve që prej vitit 1936, me një dizajn autentik që u rifreskua në vitin 1949 për të kapur thelbin e asaj periudhe. Ky model u ofrua në katër variante: station wagon, sedan me katër dyer, coupe dhe kabriolet me dyer. Edhe pse i përkisnin të njëjtës gjeneratë, secili variant kishte elemente të dizajnit të ndryshme, duke krijuar një gamë të gjerë stili, të plotësuar nga ngjyrat atraktive të kohës. Buick Special gëzonte popularitet të konsiderueshëm dhe ishte ndër modelët më të shitur të kohës së vet.
Në vitin 1951, Buick prezantoi një version me dy dyer dhe "Hardtop", i karakterizuar nga dizajni i tavanit pa traversë midis dyerve. Kjo veçori e veçantë u përdor gjerësisht gjatë asaj periudhe, veçanërisht nga prodhuesit amerikanë. Versioni Hardtop u bë një nga zgjedhjet e preferuara për këtë model. Megjithatë, për shkak të peshës së tij rreth 1.8 tonë, ai kërkonte një motor të madh dhe të qëndrueshëm, një karakteristikë shpesh e lidhur me automjete amerikane.