Modeli: SIMCA 1000 GLS
Prodhuesi: SIMCA
Viti i prodhimit: 1973
Zotëruesi: Vigan Karkini
Vendndodhja: Itali
Përshkrim: Simca-Crysler 1000 GLS( Grand Lusso Sport), i vitit 1973, është blerë para 5 vitesh dhe është krejtësisht origjinal, i pa lyer dhe i pa restauruar ndonjëherë. Tapiceria është ruajtur me fanatizëm dhe ka bërë më pak se 70,000 km (shumë pak për një “zonjë” 46 vjeçare). Ruan ende targën dhe dokumentet origjinale. Simca 1000 është një veturë e vogël me katër dyer, e cila është prodhuar nga fabrika franceze Simca nga viti 1961 deri në vitin 1978. Është prodhuar edhe varianti Simca 1000 Rally, me motor sportiv, i cili dallohet lehtësisht nga një shirit boje mbi kapakun e motorit. Motori ndodhet në pjesën e pasme dhe ka një kubikazh afërsisht prej 1000 cm. Origjina e Simca 1000 nuk është në Francë, por në Itali. Drejtori i Përgjithshëm i Simca-s, Henri Pigozzi, ka lindur në Torino dhe njihej me themeluesin e Fiat, Giovanni Agnelli, që prej vitit 1922. Fiat ishte aksioneri kryesor i Simca-s deri në vitin 1963.