Modeli: Mercedes-Benz C123 230CE
Prodhuesi: Mercedes-Benz
Viti i prodhimit: 1984
Zotëruesi: Saimir Saliaj
Vendndodhja: Tiranë
Përshkrim: Automjeti është i markës Mercedes-Benz, versioni “coupe” i shasisë W123 , një prej modeleve më të shitura(2,7 milion njësi të shitura).
Ajo çfarë e bën të veçantë këtë automjet, është struktura “coupe”, pa trarë qendror "pilarles" e cila të mundëson një pamje të plotë në profilin anësor të automjetit .
Versioni “coupe” është versioni më i rrallë i W123 me vetëm 99 884 njësi të prodhuara .
Varianti 230CE i modelit C123 është prodhuar në 32 000 njësi .
Automjeti është importuar në Shkurt të vitit 2018 nga Berlini, ku ishte e targuar si automjet "Oldtimer" me TUV dhe targë Historike NE_BB59H.
Posedon çdo aksesor dhe pjesë origjinale sipas dekodimit të Nr. VIN të shasisë.
Ndenjëse MB-TEX - Fabric 051 , pasqyrë elektrike, antenë elektrike, tavan të hapshëm elektrik , disqe alumini me 14 vrima , motor m102 2300cc Benzine, kuti shpejtësie automatike .
Aktualisht është targuar si automjet normal dhe përdoret me qarkullim të kufizuar në ditët me mot të qendrueshëm.