Periudha
Mjete Epoke (1971 - 1999)
Dekada
1971-1980
Marka
Fiat
Modeli
500L (Lusso)
Viti i Prodhimit
1971
Fiat 500 u prezantua në vitin 1957 nga kompania italiane Fiat, si një automjet shumë i vogël, ekonomik dhe praktik, i krijuar për të motorizuar Italinë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai u bë shumë shpejt simbol i zhvillimit ekonomik italian dhe i jetës urbane në vitet ’50–’70.
Versioni 500 L (Lusso) u prezantua në vitin 1968 si version më i pajisur dhe më komod i Fiat 500 standard.
Fiat 500 L i vitit 1971 i përket periudhës së fundit të prodhimit të Fiat 500 klasik, i cili u prodhua deri në vitin 1975, kur u zëvendësua nga Fiat 126.