Skip to main content

Alfa Romeo Spider III

Periudha
Mjete Epoke (1971 - 1999)
Dekada
1981-1990
Marka
Alfa Romeo
Modeli
Spider Seria III
Viti i Prodhimit
1984

Modeli: Alfa Romeo Spider III

Prodhuesi: Alfa Romeo 

Viti i prodhimit: 1984

Zotëruesi: Oktavian Salaj

Vendndodhja: Tiranë

Përshkrim:

Seria e III e Alfa Romeo Spider, e cila debutoi për herë të parë, në vitin 1982, ka shënuar një moment të rëndësishëm për këtë model, pasi ishte modeli i parë që prezantonte një sistem injeksioni elektronik BOSCH. Ky model ofronte dy motorë, 2000cc dhe 1600cc. Motori 2000cc theksohej jo vetëm për fuqinë e tij, por edhe për faktin se ishte i vetmi motor i disponueshëm për tregun amerikan, duke u bërë një zgjidhje kryesore në ndihmë të sfidave financiare me të cilat, Alfa Romeo po përballej në atë kohë, derisa u ble nga Fiat në vitin 1986.

Një vit pas hyrjes në treg, modeli Spider pësoi disa përmirësime. Ndryshimet përfshinin vendosjen e gomave në parakolp, duke i integruar ato me maskarinën. Në pjesën e pasme, shtohej goma jo vetëm në prapakolp, por gjithashtu vendosej një bisht i vogël me të njëjtën material. Këto ndryshime kontribuan në përmirësimin e performancës dhe estetikës së modelit Spider, duke e bërë atë edhe më tërheqës për dashamirësit e Alfa Romeo.