Mirësevini në RETRO - Koleksioni Shqiptar
Platforma online ku ndajmë dashurinë për mjetet historike si vlera arti, teknologji, dizajn, mjeshtëri e krijimtari të paharrueshme.
RETRO është projekti i shumëpritur dhe shumëdëshiruar nga mjeshtrat, restauruesit dhe koleksionuesit e ciklomotorave dhe automjeteve të hershme dhe me interes historik.
RETRO lindi për të jetëzuar një trashëgimi deri sot pa status dhe për të promovuar e ekspozuar sa më shumë mjete dhe kujtesë automotorizimi me interes historik, si dhe për të ofruar informacione, shërbime dhe lehtësira për këtë aktivitet pasionant me ndjeshmëri kaq të veçantë.
Regjistrohu dhe bëhu pjesë e koleksionit shqiptar virtual!
NDA PASIONIN