Skip to main content

Anëtarësimi në FIVA

Submitted by admin on
Në 19 Nëntor 2022, Retro Albania bëhet pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA), familja mbarëbotërore për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e mjeteve historike, ku bëjnë pjesë 109 shtete dhe një flotë prej mbi 1.5 milionë mjete koleksioni. Delegacioni i DPSHTRR, enti iniciator dhe themelues i Retro Albania, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIVA (e themeluar në vitin 1966, si përfaqësim i miliona entuziastëve të mjeteve historike në mbarë globin, partnere e UNESCO prej vitit 2017, duke përfaqësuar trashëgiminë botërore të automobilizmit) në Sofie, Bullgari, ku Presidenti i FIVA, Z. Tiddo Bresters, iu lexoi të pranishmëve edhe një mesazh përshëndetës nga Shqipëria pas njoftimit zyrtar të hyrjes së Retro Albania me të drejta të plota në FIVA.