Skip to main content

CJ750 Chang Jiang (M72)

Periudha
Mjete Epoke (1971 - 1999)
Dekada
1971-1980
Marka
CHANG JIANG
Modeli
CJ 750
Viti i Prodhimit
1980

Modeli:  CJ750 Chang Jiang (M72)

Prodhuesi: CNAMC (China Nanchang Aircraft Manufacturing Corporation)

Viti i prodhimit: 1980

Zotëruesi: Enea Dauti

Vendndodhja: Durrës

Përshkrim: Ky motomjet e merr emrin nga lumi “Chang Jiang”, i njohur gjithashtu si “Yangtze” ose “Lumi i Gjatë”. Motori CJ750 është bazuar në modelin rus M-72, i cili në vetvete është frymëzuar nga modeli gjerman BMW R71, i vitit 1938. Shpeshherë i referohen si “replika” e BMW R71, por në fakt është derivat i IMZ M-72. Fillimisht u prodhua për ushtrinë kineze, nga kompania e prodhimit të aeroplanëve në Nanchang. Në fund të viteve ’70, kompania u bashkua me prodhuesin e aeroplanëve “Guo Ying Hongdu Ji Xie Chang”. Duke nisur nga mesi i viteve ’80 (mbi një dekadë pas normalizimit të marrëdhënieve midis Kinës dhe SHBA-së), Kina hapi tregjet për prodhuesit e huaj të motorëve, çka e përshpejtoi ndërprerjen e prodhimit masiv të CJ750.