Skip to main content

https://sot.com.al/aktualitet/tirana-grand-prix-warm-up-rikthen-makinat-historike-ne-sheshin-nene-tereza-me-6-qershor/

“Tirana Grand Prix–Warm Up” rikthen makinat historike në sheshin “Nënë Tereza” më 6 qershor

Submitted by Sibora on

Automjetet klasike dhe atmosfera e automobilizmit retro do të rikthehen në zemër të kryeqytetit me aktivitetin “Tirana Grand Prix – Warm Up”, i cili do të zhvillohet më 6 qershor 2026 në sheshin “Nënë Tereza”, nga ora 16:00 deri në 20:00. I organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), eventi shërben si gara paraprake e Tirana Grand Prix 2026 dhe synon të promovojë kulturën automobilistike, trashëgiminë historike të mjeteve klasike dhe pasionin për automjetet që kanë lënë gjurmë në historinë e transportit.