Modeli: Ford Maverick
Prodhuesi: Ford
Viti i prodhimit: 1976
Zotëruesi: Alfons Murrizi
Vendndodhja: Lushnje
Përshkrim: Ford Maverick është një nga mjetet më të çuditshme të prodhuesit amerikan pasi është transformuar tërësisht me kohën. Sot është një SUV, por jetën e filloi në vitin 1970 si një makinë ekonomike për tregun amerikan, si një opsion në buxhet i Ford Mustang. Dhe realisht ishte një sukses! Vetëm në vitin e pare në treg u shitën rreth 600,000 të tilla, thuajse 3 herë sasinë e Mustang. Të parat e prodhuara ishin coupe me 2 dyer me motor përpara dhe me gomat e pasme aktive, dhe me një pjesë të përparme të ngjashme me Mustang Mach 1. Në vitin 1974 në gamën e modelit u shtua edhe version me 4 dyer, dhe mori një pamje pak më muskuloze e më potente, ndryshe nga version i pare me 2 dyer, dhe me një pamje pak më të balancuar për të synuar një treg më të gjerë.