Skip to main content

Fiat 500 Topolino

Periudha
Mjete Historike (Deri në 1970)
Dekada
1951-1960
Marka
Fiat
Modeli
500 Topolino
Viti i Prodhimit
1953

Modeli: Fiat 500 Topolino

Prodhuesi: Fiat

Viti i prodhimit: 1953

Zotëruesi: Muzeu Ron

Vendndodhja: Tiranë

Përshkrim: Topolino ishte versioni i parë i Fiat 500, prodhimi i të cilit filloi në vitin 1936 e mbaroi në vitin 1955. Pas tij, dolën edhe 2 modele të tjera me disa modifikime: Fiat 500B dhe Fiat 500C. I pari doli në treg në vitin 1948, dhe kishte një motor me 16.5 kuaj fuqi. Kurse i dyti në vitin 1949. Në Francë Topolino u ndërtua nga SIMCA, ndërsa në Itali i fundit 500C u prodhua në vitin 1955, në po të njëjtin vit që doli në treg Fiat 600 si zëvendësues i tij.
Në total u prodhuan 520,000 Topolino dhe ajo ishte një nga makinat më kompakte të kohës së saj. Pjesa e pasme e saj mund të përdoret si bagazh, por, të disponueshme ishin edhe 2 sedilje për fëmijët. Motori ishte një me 4 pistona në linjë dhe me cilindratë prej 570cc dhe fuqi prej 13 kuajsh fuqi, me ftohje me ujë dhe me radiatorin të montuar në pjesën e pasme të motorit. Shpejtësia maksiamel ishte 85km/h dhe konsumi mesatar i karburantit ishte 5.5L/100km, teksa fuqi transmetohej nëpërmjet një kambio manual me 4 marshe e pajisur edhe me sinkronizatorë. Pesha bosh e mjetit ishte 545kg dhe në të mund të akomodoheshin 2 persona dhe mund të mbahej edhe rreth 50kg bagazhe.