Skip to main content

Koleksioni unik i makinave Retro ‘pushton’ Sarandën! 50 mjete të vjetra ekspozohen në shëtitore

Një koleksion unik i 50 automjeteve “Retro” transformoi tërësisht shëtitoren e Sarandës, duke shënuar dhe çeljen e sezonit të ri turistik për qytetin bregdetar. Me dizajn dhe elegancën e modeleve të shumëllojshme të koleksionistëve shqiptar, parada e automjeteve prezantoi për nostalgjikët markat më të njohura të makinave të vjetra.