Gëzim për atmosferën e kënaqësinë që RETRO N’SOKAK solli këtë fundjavë në Gjirokastër që do mbahet mend gjatë dhe mirënjohje e falenderime për të gjithë organizatorët që së bashku bën të mundur këtë event:the_aadf dhe pazari_gjirokaster për punën e mrekullueshme që kanë bërë për rijetëzimin e Pazarit dhe qytetit të Gjirokastrës!
Bashkinë e Gjirokastrës dhe Kryetarit të saj, Z. flamur.golemi për mikpritjen e ngrohtë dhe në promovimin e traditave të qytetit!
Falenderim i veçantë për hemingwaytirana në kurimin artistik të eventit dhe në përzgjedhjen plot shije të muzikës, artistëve dhe balerinave duke krijuar një atmosferë fantastike për të gjithë vizitorët!
Falenderime të përzemërta komunitetit tonë të dashur retro.albania, koleksionistëve tanë të pasionuar që na ndjekin gjithmonë në rrugëtimin tonë dhe vëllezërve tanë nga Prizreni oldtimerclubprizren!
Falenderojmë Ministrinë e Kulturës për pjesëmarrjen e mjeteve të ish-Kinostudios, Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, DRSHTRR Gjirokastër, Task-Forcën e Transportit Rrugor!
Faleminderit JU që u bëtë pjesë e eventit tonë përmes fotove, komenteve dhe emocioneve pozitive që keni përcjellë!
Rishihemi në organizime të tjera!
#RetroAlbania #AADF #DPSHTRR #MIE #BashkiaGjirokastër #HemingwayTirana #TIDGjirokastra #MK #DSHQ #OldTimerClubPrizren www.retro.al