Skip to main content

Subaru Leone

Periudha
Mjete Epoke (1971 - 1999)
Dekada
1971-1980
Marka
Subaru
Modeli
Leone
Viti i Prodhimit
1980

Modeli: Subaru Leone

Prodhuesi: Subaru (Fuji Heavy Industries), Japoni

Zotëruesi: Oltian Zaimi

Viti i prodhimit: 1980

Vendndodhja: Tiranë

Përshkrim: Subaru Leone 12/1979 i targuar dhe në gjendje pune, me motor 1600 cc Ea71. Subaru Leone është një makinë kompakte e prodhuar nga prodhuesi japonez i makinave Subaru nga viti 1971 deri në vitin 1994. Ai zëvendësoi Subaru 1000 dhe është paraardhësi i Subaru Impreza. Për shumë vite kjo ka qenë vetura e vetme e Subaru për eksport.
“Fuji Heavy Industries” nisi si “Laboratori Kërkimor i Avionëve” në vitin 1915, kryesuar nga Chikuhei Nakajima. Në vitin 1932, kompania u riorganizua si “Nakajima Aircraft Company” Ltd dhe së shpejti u bë një prodhues i madh i avionëve për Japoninë gjatë Luftës së II Botërore. Në fund të luftës, “Nakajima Aircraft” u riorganizua, këtë herë si “Fuji Sangyo Co” Ltd. Në vitin 1946, kompania krijoi Fuji Rabbit, një motor skuter, me pjesë rezervë të marra nga mbetje të avionëve të luftës. Në vitin 1950, “Fuji Sangyo” u nda në 12 korporata më të vogla sipas Aktit të Qeverisë Japoneze për Korrigjimin e Kredive të Korporatës. Midis viteve 1953 dhe 1955, pesë nga këto korporata dhe një korporatë e sapokrijuar vendosën të bashkohen për të formuar “Fuji Heavy Industries”. Këto kompani ishin: “Fuji Kogyo”, prodhues i skuterëve; “Fuji Jidosha”; prodhuesit e motorëve “Omiya Fuji Kogyo”; ndërtuesit e shasive “Utsunomiya Sharyo” dhe kompania tregtare “Tokyo Fuji Dangyo”.