Skip to main content

Mercedes-Benz S-Class W140 S500

Periudha
Mjete Epoke (1971 - 1999)
Dekada
1991-2000
Marka
Mercedes-Benz
Modeli
W140 S500
Viti i Prodhimit
1994

Mercedes-Benz S-Class W140 konsiderohet nga shumë entuziastë si një nga Mercedes-at më të mirë të ndërtuar ndonjëherë. I prezantuar në fillim të viteve ’90, ky model përfaqëson kulmin e inxhinierisë së Mercedes-Benz përpara epokës moderne elektronike dhe uljes së kostove në industrinë automobilistike.

Versioni S500 i vitit 1994 ishte një sedan luksoz i nivelit të lartë, i pajisur me motor V8, teknologji shumë të avancuara për kohën dhe një nivel izolimi, komforti dhe sigurie që e vendosi standardin për makinat luksoze të viteve ’90.

W140 ishte i njohur për:

  • Dy xhama dopio për izolim akustik
  • Dy antena të pasme që dilnin automatikisht për parkim
  • Mbyllje automatike të dyerve dhe bagazhit (soft close)
  • Sistem shumë të avancuar të klimës
  • Ndërtim jashtëzakonisht solid dhe i rëndë

Sot Mercedes-Benz W140 konsiderohet një youngtimer klasik, simbol i luksit, fuqisë dhe inxhinierisë gjermane të viteve ’90, shpesh i quajtur edhe “the last over-engineered Mercedes.”