Skip to main content

Chevrolet Corvette Stingray

Periudha
Mjete Epoke (1971 - 1999)
Dekada
1971-1980
Marka
Chevrolet
Modeli
Corvette Stingray
Viti i Prodhimit
1977

Modeli: Chevrolet Corvette Stingray

Prodhuesi: The Chevrolet Division of General Motors, SH.B.A

Viti i prodhimit: 1977

Zotëruesi: Elvison Keçi

Vendndodhja: Shijak

Përshkrim: Generata e 3 e Chevrolet Corvette u prodhua nga viti 1967 deri në vitin 1982. Ky model është vazhdimi i një historie që filloi në vitin 1953, dhe u ofrua në 2 lloje: coupe dhe cabrio (targa top). Ai pesoi një sër ndryshimesh përgjatë jetës së saj, veçanërisht përsa i përket emetimeve të gazrave pasi disa ndryshime ndodhën në vitet 70-80. Një model si një “urë” tranzicioni nga një American muscle në një makinë në një grand tourer. Shumë koncepte u krijuan për të ku 3 skuadra garuan me njëra tjetrën për të nxjerrë më të mirën. Si përfundim, makina u inspirua nga Porsche 911 e kohës dhe Chevrolet Corvair, të dyja këtë makina me motorin në pjesën e pasme të makinës. Teknikisht, Corvette C3 e ka motorin të pozicionuar përpara-në mes (front mid-engine). Një detaj tjetër tepër interesant i C3 janë edhe dritat me hapje (pop-up), si një copëz sinjifikative e periudhës kur ajo makinë u prodhua, ku shumë prej makinave më interesante, kishin këtë lloj feneri. Si e tillë, kjo makinë ka qenë pjesë edhe e shumë filmave të kohës por edhe më tej, si makina e personazhit kryesor por edhe si një makinë dytësre. Filmat të tillë janë The Driver (1978), The Junkman (1982), Jobs (2015), The Godfather Part III (1990), Challenge (1973), Men in Black (1997) etj.