-
Gjirokastër
Këtë herë Retro vjen pak më ndryshe, por gjithnjë frymëzuar njëlloj nga historia e automobilizmit krahas muzikës së preferuar!
Ndryshe sepse do të jemi në Gjirokastër dhe gjithçka e këtij qyteti na zbut e qetëson! Njëlloj, sepse çfarë na motivon është e njëjta dëshirë për të bashkuar kulturën e dikurshme automobilistike me kujtimet në kohë të një qyteti si Gjirokastra!
Muzika më e larmishme do të shoqërohet nga balerinët që do të kërcejnë jo vetëm Jazz&Swing por edhe Folk Ballkanik!
Maskat, do t'i mbajmë vendosur e do gëzojmë pa shqetësime!
E rëndësishme të respektohen masat anti Covid-19 përgjatë gjithë aktivitetit!
www.retro.al