Se mos menduat që mbaruam N'GAZ-in. Bota e pasionit pas automotorizimit është kaq e madhe dhe e larmishme, sa ka vend kudo e kurdo për të aktivizuar motorë, e për të nisur rrugëtime të bukura e interesante!
I tillë, është aktiviteti simpatik "Princess Rally" në datat 23-24 Nëntor, në itinerarin: Tiranë-Gjirokastër-Tiranë! Princesha, njihuni me itinerarin dhe rregulloren e më pas regjistrohuni!!
http://princess.rallyalbania.org
Përveç pjesmarrësve në garën e veçantë, ftohen edhe dashamirës me mjete RETRO! Nëse keni një mjet epoke, dhe keni dëshirë të jeni pjesë e fundjavës në Gjirokastër, ju lutem na dërgoni foto të mjetit, së bashku me të dhënat përkatëse. Për personat, mjetet e të cilëve do aprovohen në aktivitet, do i sigurohet akomodimi.
Ejani në një fundjavë ndryshe, e plot histori, të servirur nga qyteti i gurtë i shtëpive muze!