Përshëndetje Z. Gentian Bici! Si jeni?
Përshëndetje!
Si i keni kaluar këto ditë brenda në shtëpi të izoluar?
Të them të drejtën nuk e kam ndjerë shumë karantinën sepse 1 muaj e gjysmë i bëra në Korçë, me punët e fshatit atje, deri diku e kaluam.
Mund të flisni pak për historikun e mjetit tuaj dmth modelin, vitin e prodhimit, sa vite e keni këtë mjet, sa kohë keni kaluar për ta restauruar dhe sa mund?
Është një Volkswagen transporti T2 i vitit 1973. Ka qenë ëndrra ime që i vogël të merresha me gjërat e vjetra dhe t’i restauroja dhe t’i trajtoja si një lodër, por ky lloj autobusi ka qenë ëndrra ime. Biles në shtëpinë time, çdo gjë nga jastëku e deri te veshja ka logon e kësaj Volkswagen.
E kërkova për shumë kohë dhe më në fund pata rastin ta gjeja në Maqedoni, para shumë vitesh. Para 4 vitesh e solla në Shqipëri, me shumë mundim për transportin dhe dokumentacionin e duhur, ishte shumë e vështirë ta sillja. Pasi arrita ta sjell, fillova çdo gjë nga zero, kishte shumë punë për të bërë. E ribëra motorin si fillim. Kam marrë pjesë nga të gjtha shtetet që prodhoheshin: nga Gjermania, nga Brazili, deri në Kinë kam marrë pjesë për makinën.
Nga Anglia doemos, është një kompani që shet pjesë, po asnjë pjesë që është përdorur për këtë makinë nuk ka qenë aftermarket, çdo gjë ka qenë origjinalja, çdo gjë. Deri diku, nga ana gjenerike është perfekte, super perfekte, është gati për çdo lloj udhëtimi.
Ajo që ka ngelur për këtë vit, shpresoja po mos të kishte ndodhur kjo e karantinës, do kisha mbaruar dhe bodywork, riparimin nga ana e tapicerisë, po mendoj do kemi kohë kur t’ia dalim këtij problemi që na ra, çfarë ka ndodhur me virusin. Kjo është e ’73, është një xhevahir mund të them, është një makinë shumë e rrallë, është shumë speciale për mua, është një ëndërr.
Ka shumë shoferë të vjetër që e kanë përdorur këtë makinë, më shohin rrugës, më ndalojnë, aman të hipim dhe t’i japim pak apo të jenë prezent kur unë i jap në Elbasan…Është e mrekullueshme! E dua jashtë mase, e dua jashtë mase!
Edhe kur kemi folur më përpara, për të marrë pjesë te N’GAZ, ju donit që ta kishit mjetin në gjendje perfekte që të vinit. Fatkeqësisht nuk arritët dot në kohë.
Po, nga ana gjenerike doja. Nga ana gjenerike doja ta kisha të përfunduar.
Thatë që mjeti duhet të ishte në maksimum që të vinte, të vinte me “këmbët” e veta.
Restaurimi që kam bërë vetë, mësova deri diku t’i riparoj gjërat veta. Pamundësia se duhet të jem dhe në punë deri nga ora 14:00-15:00, unë jam inxhinier elektonik dhe duhet të jem dhe në punë shumicën e kohës. Fundjavave punoj më shumë me makinën. Arrita t’i bëj motorin në një mënyrë perfekte, arrita të bëj pjesët gjenerike, edhe ato janë në një mënyrë perfekte.
Nuk doja thjesht një makinë dukshëm bukur, nuk doja thjesht një makinë për ekspozitë, por doja një makinë që të udhëtoja shumë lirshëm, pa qenë nevoja të ndaloj apo të bëj pitstop rrugës për të kërkuar ndihmë. Edhe them se ia kam arritur, me shumë ndihmë nga njerëz mekanik nga Maqedonia. Tani që u njohëm me grupin RETRO më kanë ofruar shumë ndihmë njerëzit.
Atë doja t’ju pyesja në fakt, që kur jeni bërë pjesë në RETRO keni patur besoj kontakte të reja, që keni mundur të ndani dhe pasionin për mjetet historike.
Po po, është gjëja që më pëlqen më shumë te ky grupi është se komunikojmë çdo ditë, edhe gjatë kohës së karantinës, merreshim me njëri-tjetrin, ndanim informacione të mrekullueshme. Më në fund thashë, edhe ne mund të kemi grupin që komunikojmë, ndajmë problemet, i japim opinione njër-tjetrit.
Mendoj pak a shumë që kështu dhe unë do kem ndihmën më të madhe nga ata. Kam njohur shumë persona që janë të RETRO-s që merren me restaurime dhe mendoj që do ishte e udhës që të takoheshim dhe të merrnim më tepër eksperiencë nga ata, mbase dhe ndonjë ndihmë për ta riparuar apo përfunduar restaurimin. Mua po më merr 4 vjet deri tani.
Koleksionistët takohen dhe ndihmojnë njëri-tjetrin, japim opinione, ndajmë opinione të ndryshme. Më bëhet shumë qejfi që ju e keni gjetur veten nëpërmjet RETRO-s. Unë doja t’ju pyesja dhe një pyetje të fundit, pasi të mbarojë gjithçka me shpresë sa më shpejt, keni ndonjë plan për të filluar të restauroni ndonjë mjet tjetër ose të bëni ndonjë udhëtim, të merrni Volkswagen me familjen dhe të shkoni diku?
Planet, siç e thashë në fillim, ndryshuan nga situata e koronavirusit. Këtë plan kisha këtë vit, të merrja pjesë në dy evente në Qefaloni të Greqisë, është një meeting që bëhet worldwide nga gjithë pronarët e mjeteve historike Volkswagen nga Italia, Greqia, nga e gjithë Europa, biles ka pasur dhe nga Amerika Latine që vijnë marrin pjesë, takoheshim atje dhe ndanim eksperiencë, ndihmë pjesësh – dikush mbante pjesë me vete dhe ia ofronin njëri-tjetrit. Ky vit nuk ishte i mbarë për këto evente por shpresojmë nga fundi i verës mbase bëhet një event këtu në Shqipëri, të takohemi të paktën me njerëzit.
Edhe ne me këtë shpresë, që të mbarojë sa më shpejt kjo situatë dhe të rifillojmë dhe ne të krijojmë evente të bukura me mjetet historike. Unë ju falenderoj shumë për kohën dhe shpresoj që të rishihemi dhe përballë sa më shpejt që të mbarojë kjo situatë. Ju përshëndes dhe ju uroj gjithë të mirat.
Faleminderit për intervistën!
Faleminderit dhe ju!
Mirupafshim, gjithë të mirat!