Bertha Benz | Ferrotat dhe udhëtimi i parë me makinë
Bertha Benz u lind në vitin 1849 në Gjermani, kur femrave u ishte ndaluar aksesi në arsimin e lartë. Ajo u martua me një inxhinier të ri, Carl Benz dhe e mbështeti atë në drejtimet e tij në karrierë, emocionalisht dhe financiarisht, duke përfshirë edhe krijimin e automobilit.
Askush nuk ishte shumë i interesuar në mjetin e tij motorik, derisa Bertha dhe fëmijët e tyre bënë një udhëtim me makinë. Pa dijeninë e Carl, Bertha dhe djemtë morën në fshehtësi makinën nga punishtja dhe kryen udhëtimin e parë të gjatë, nga Mannheim për në Pforzheim.
Ishte një udhëtim i vështirë në rrugë të cilat ishin ndërtuar për kuaj dhe karroca. Ajo bëri disa riparime gjatë udhëtimit dhe shpiku ferrotat e para të bëra prej lëkure kur frenat prej dërrase të makinës u prishën.
Këmbëngulja dhe vendosmëria e saj krijuan popullaritetin që automjeti kishte nevojë, që të bëhej avancimi më i rëndësishëm i botës moderne.
Margaret Wilcox | Ngrohësja
Margaret Wilcox ishte një inovatore. E lindur në vitin 1839, ajo ishte ndër të vetmet inxhiniere të kohës. Në vitin 1893, ajo mori patentën për ngrohësen e brendshme të makinës dhe krijoi sistemin që transmetonte ngrohtësinë e motorit brenda në makinë.
Puna e Wilcox inspiroi ngrohësit me ajër që i gjejmë sot në makinat tona, duke na e bërë më të rehatshëm udhëtimin në dimër.
Mary Anderson & Charlotte Bridgwood | Fshirëset e xhamave
Duhet të jemi falenderues ndaj Mary Anderson dhe Charlotte Bridgewood për krijimin e fshirëseve të xhamave që na ndihmojnë të jemi të sigurt në shi apo dëborë.
Ideja e Anderson për fshirëset e xhamave erdhi gjatë kohës që po udhëtonte me një makinë-karrocë në New York në vitin 1903. Për shkak të motit me dëborë, ajo nuk mund të shihte nga dritaret dhe të shijonte pamjen, dhe shoferit i duhej të ndalonte gjatë gjithë kohës për të pastruar dëborën nga xhamat.
Frymëzuar nga udhëtimi i saj, ajo dizenjoi një krah me një gominë që fërkon lehtë sipërfaqen e xhamit dhe mund të aktivizohej nga brenda makinës. Duke u bazuar tek kjo ide, në vitin 1917, Bridgwood i përmirësoi ato duke i bërë të kontrollueshme në mënyrë elektrike.
Anderson dhe Bridgwood ishin vizionare të kohës, e nuk e mendonin që kjo shpikje e tyre do kthehej në një standard i industrisë automotive. Fatkeqësisht patenta e tyre skadoi pasi nuk morën vëmendjen e nevojshme nga prodhuesit e automjeteve.
Florence Lawrence | Krahu sinjalizues automatik
Në një pikë të historisë së automobilit, dritat e frenave dhe sinjalet e drejtimit nuk ekzistonin, derisa aktorja Florence Lawrence vuri re nevojën e tyre.
Në vitin 1913, Lawrence shpiku një aparaturë e quajtur “Krahu Sinjalizues Automatik”, i cili “kur është i vendosur në pjesën e pasme, mund të ngrihej ose ulej në mënyrë elektrike me shtypjen e butonave”, ashtu si ajo e përshkruan.
Në momentin e shtypjes së frenave, krahu do të ngrihej, duke treguar se duhet të ndaloje.
Lawrence nuk mori kurrë një patentë për këtë shpikje, por ideja e saj inspiroi nevojën për sinjalet e ndriçuara të automjeteve që kemi sot.
June McCarroll | Shenjat e rrugëve
Në vitin 1917, duke drejtuar Ford Model T në Kaliforni, June McCarroll u inspirua të krijojë një masë sigurie që shpëton jetë edhe sot e kësaj dite. “Ford Model T dhe unë u gjendëm përballë një kamioni në një autostradë të shtruar”, shpjegon ajo. “Nuk më duhej shumë kohë të zgjidhja midis një kodre me rërë në të djathtë dhe një kamioni 10 ton të rëndë në të majtë! Pas kësaj situate pata idenë shënimit me një vijë të bardhë të vazhduar sipërfaqen e rrugës për të kufizuar qartë hapësirën e mjeteve, si një masë sigurie.”
McCarroll ndërmori një fushatë e cila mori shumë vëmendje deri në pikën që ato u bënë ligj në Kaliforni në vitin 1924, duke u ndjekur më pas nga të gjitha shtetet.
Katharine Blodgett | Xhamat pa refleks
Inxhinierja dhe shkencëtarja Katharine Blodgett është personi që duhet falenderuar për krijimin e xhamave pa reflektim.
E lindur në Schenectady, New York, në vitin 1898, ajo kreu studimet e saj bachelor në Universitetin “Bryn Mawr” dhe masterin në Universitin e Çikagos. Në vitin 1926, në moshën 21 vjeçare, Blodgett ishte femra e parë që fitoi PhD në Fizikë në Cambridge University.
Në vitin 1938, ajo zhvilloi një likuid, i cili kur kishte 44 shtresa të shpërndara në xham, do të mund të mund të lejonte 99% të dritës të depërtonte. Zhvillimi i saj i lehtësoi punën shumë inxhinierëve të ardhshëm të krijonin veshje xhami akoma edhe më të mira.
Hedy Lamarr | Bluetooth
Ju mund ta njihni Hedy Lamarr nga filmi i Luftës së Dytë Botërore “The Conspirators”, por Lamarr ishte më tepër se një aktore. Ajo shpiku teknologjinë e Bluetooth në makina.
Në vitet 1940, Lamarr krijoi një aparaturë që bllokonte anijet armike nga sulmet qëi bënin sistemit të navigimit. Aparatura merrte sinjalet torpedo dhe i kalonte ato nga frekuenca në frekuencë, duke e bërë thuajse të pamundur për armikun të lokalizonte mesazhet.
Është kjo teknologji e “kapërcimit të frekuencave” që ne e gjejmë në “valët” Bluetooth të makinave tona që na lejojnë të flasim në celular apo të dëgjojmë muzikën tonë të preferuar.
Kjo teknologji tashmë gjendet edhe tek smartphone, Wi-Fi dhe GPS.
Stephanie Kwolek | Gomat me Kevlar dhe ferrotat e përforcuara
Në vitin 1964, kimistja Stephanie Kwolek zbuloi fijet sintetike, Kevlar. Kjo fibër polimeri është 5 herë më e fortë se çeliku, por më e lehtë se fibra e xhamit. Zbulimi i këtyre fijeve ka shpëtuar një numër të pafundëm jetësh pasi Kevlari sot përdoret gjerësisht në veshjet antiplumb.
Gjithashtu ka një përdorim të gjerë në gomat e mjeteve dhe në ferrotat e përforcuara.
Mimi Vandermolen | Ergonomic controls
Në vitin 1970, studio e dizajnit të Fordit, mirëpriti Mimi Vandermolen në skuadër si një nga dizajneret e para femër me kohë të plotë.
Pas projektit të saj të parë me Mustang II të vitin 1974, ajo drejtoi skuadrën për interiorin e modelit Taurus të vitit 1986.
Në modelin Taurus, Vandermolen krijoi kontrollet ergonomike, levat për kontrollin e klimatizatorit, butonat dhe kroskotin e harkuar për të aksesuar lehtësisht kontrollet. Puna e saj e bëri këtë makinë më të aksesueshme dhe të rehatshme për drejtuesit e tyre.
Ajo u bë lidere e skuadrës së Ford North America për makinat e vogla dhe stilizmit të modelit Probe të vitin 1993, brenda dhe jashtë.
Gladys Mae West | GPS
Si një matematiciene që punoi në Laboratorin e Armëve Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Glady Mae West ishte menaxhere projekti për “SEASAT”, sateliti i parë që rrotullohej në orbitën e tokës për të matur thellësitë e deteve.
Puna në projektin “1978 SEASAT”, ndihmoi West dhe skuadrën e saj të ndërtonin satelitin “GEOSAT” duke krijuar simulime kompjuterike të sipërfaqes së tokës.
Llogaritjet dhe puna e saj në “SEASAT” dhe “GEOSAT” ndihmuan në krijimin e sistemit GPS të cilin ne e përdorim edhe në makinat tona, pa të cilin shpesh herë do të ishim të humbur.