Krenarë që mbyllëm me sukses Simpoziumin e parë në bashkëpunim me FIVA (Federation Internationale Vehicules Anciens) mbi “Partneritetin dhe Bashkëpunimin me Qeverinë dhe Institucionet e Tjera”.
Një takim i cilësuar nga Presidenti i FIVA Z. Tiddo Bresters dhe pjesëmarrësit si një eksperiencë e jashtëzakonshme, e organizuar në detaje për të përcjellë më së miri dhe Moton e FIVA, “Të mbrojmë trashëgiminë tonë: E ardhmja i përket atyre që kanë njohuri mbi të shkuarën e tyre”. Ndarja e eksperiencave, këshillave, sfidave nga ekspertë ndërkombëtar, studiues, lider të industrisë, përfaqësues qeveritar, e kaloi forumin e mbajtur në një nivel tjetër më emocionues sepse u dhanë ide për të eksploruar strategji për të nxitur partneritete dhe bashkëpunime midis sektorëve publikë dhe privat.
Të lumtur që tejkaluam pritshmëritë e të ftuarëve tanë në simpozium dhe mezi presim të takohemi sërish në aktivitete tjera.
#RetroAlbania #DPSHTRR #MIE #FIVA #PartnershipandCooperation #AutomotiveHeritage #Tirana #Albania #government #culture #sustainability #collaboration #international #industryleaders #AutomotorizimiShqiptar